Xhavit Haliti ka folur në ‘RADIO 1’ për zhvillimet aktuale politike rreth procesit zgjedhor e me theks të veçantë rreth përmbylljes së listave për kandidatë. Haliti ka thënë se PDK-ja e pret krahëhapur Mimoza Kusarin.
“Ne kemi pasur kontakt me zonjën Kusari-Lila. Ajo ka pasur disa probleme teknike për kandidim të saj dhe Alternativës, meqë edhe ka qenë jashtë vendit. Dera është e hapur dhe duhet veç marrëveshje e saktë. Jemi të bindur në kualitetet dhe fitoren tonë.” ka thënë Xhavit Haliti.

Haliti më tej ka folur edhe për vijat e kuqe të subjekteve politike ndaj PDK-së. Ai ka thënë se është me rëndësi që PDK-ja nuk ka vënë vija të kuqe meqë, sipas tij, PDK-ja do të jetë e para.

“PDK-ja nuk ka vënë vija të kuqe dhe kjo është me rëndësi si parti e para që do të dalë. Ne e ndërtojmë Qeverinë dhe normalisht do e ndërtojmë me partitë e Kosovës. Bash me të gjtiha që do arrijmë të përbashkëta. Pse jo edhe me LDK-në nëse na pëlqen”, shtoi Haliti.

Share.