Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti duke folur për takimin e djeshëm në Bruksel ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti politikisht ka dalë më mirë se presidenti Aleksandër Vuçiq.
Ajo që unë mendoj Kurti ka dal politikisht më mirë se Vuçiqi në takimin e djeshëm për faktin se ka bërë një ofertë dhe oferta sipas informatave të mia ka qenë t’i nënshkruajmë të gjitha marrëveshjet edhe e nënshkruajmë statutin për Asociacionin”, ka thënë Haliti.
I pyetur se Kurti në vazhdimësi ka thënë që nuk do ta pranojë Asociacionin, Haliti ka deklaruar se ka përshtypjen që kryeministri çështjen e Asociacionit do të përdorë përsëri si moto për zgjedhjet e ardhshme.
“Kurti kur ka deklaruar se nuk do ta pranojë Asociacionin i ka fitu zgjedhjet me këtë moto ‘luftë kundër Asociacionit’. Edhe tani po thotë që nuk do ta pranojë Asociacionin. Problemi është se kur je në opozitë e kur je në qeverisje ndryshojnë edhe përgjegjësitë.Dhe, kam përshtypje që edhe tani gradualisht do të na çojë në zgjedhje, ose do të përpiqet që ta çoj Kosovën në zgjedhje dhe të dalë në fushatë me moton po e them në thonjëza që unë ju kam premtuar që nuk e bëj Zajednicën, nuk e bëra dhe nuk do ta bëj me qëllim që t’i fitoj zgjedhjet”, ka shtuar ai./frontonline/
/TV Malisheva