Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se Qeveria e Kosovës ka rënë në grackën e përgatitur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Sipas tij, Vuçiq ka pasur si qëllim që të shkaktoheshin këto trazira në mënyrë që ta shmangte dialogun.

“Mua më duket se qeveria jonë ka rënë në grackën e Vuçiqit, për të krijuar probleme me qëllim që ata të mos e vazhdojnë dialogun. Me 100 vota mua më duket e vështirë për të funksionuar si institucion në një vend ku më shumë se 90% janë qytetarë të komunitetit serb dhe për më tepër janë të dëgjueshëm ndaj Beogradit, e kur them këtë mendoj se situata mund të ndikojë negativisht”, tha Haliti.

/TV Malisheva

Share.