Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti është shprehur i bindur se PDK do të dal fituese në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetor. Kjo legjislaturë më shumë do të mbahet mend për shkelje të Kushtetutës dhe të rregullave në Kuvend nga Lidhja Demokratike dhe Vetëvendosja. Nuk kemi arritur ndonjë marrëveshje me ndonjë parti politike. Në intervistën “Kandidatët” për KosovaPress, Haliti ka deklaruar se PDK nuk ka vendosur vija të kuqe për asnjë subjekt politik, po që sipas tij, posti i kryeministrit duhet t’ takojë vetëm kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Haliti gjatë intervistës “Kandidatët “, ka deklaruar se në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës, ai pretendon të jetë deputetë, por që sipas tij, ky vendin nuk varet vetëm nga ai por edhe nga kryesia e partisë.

“Po besoj se nuk varet nga unë marrë vendim apo nuk marrë vendim. Ne kemi një rregull në parti që të gjitha kandidaturat dalin nga degët edhe nga kryesia e partisë, po besoj se krahasuar me të gjitha kandidaturat që kam qenë deputet dhe anëtar i kryesisë së Kuvendit edhe kësaj radhe do të jem një ndër kandidatët e Partisë Demokratike që do të konkuroj, në çoftë se ka ndonjë risi tek analiza në parti, atëherë normalisht që do të lëshoj rrugë nëse është e domosdoshme”, tha Haliti.

Derisa ka theksuar se PDK nuk ka vendosur vija të kuqe ndaj asnjë partie politike, nënkryetari i PDK-së ka deklaruar se janë duke bërë të gjitha përgatitjet që të dalin fitues në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai thotë se me këdo që do diskutojnë për ndonjë koalicion, PDK si kusht të vetëm ka që posti i kryeministrit t’i takojë vetëm Kadri Veselit.

“Ne do të fitojmë shumicën e deputetëve, do të dalim partia fituese në këto zgjedhje. Unë thash ne nuk kemi vënë vija të kuqe, por e kemi vetëm një kusht qeverinë do ta udhëheqë Kadri Veseli dhe me kënd pastaj duhet bërë koalicion sepse duhet bërë koalicion patjetër, atëherë do të diskutohet nga interesimi edhe i partive tjera edhe nga interesat tona që puqen edhe ideologjike edhe politike që janë të Kosovës”, tha Haliti.

Teksa vetëm edhe disa orë na ndajnë nga mbarimi i afatit që partitë politike t’i dorëzojnë koalicionit në Komisionit Qendror Zgjedhor, Haliti thotë se deri në këto momente PDK nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për koalicion me ndonjë parti politike dhe nuk është e mbyllur për diskutim.

“Neve jemi të vendosur që të organizohemi fortë për zgjedhjet kemi ndërtuar një infrastrukturë me anëtarësi dhe me degë dhe nëndegë  të organizuara fort për t’i fituar zgjedhjet. Deri tash ne nuk kemi insistuar që të jemi në koalicion me dikë. Sot është dita e fundit e asaj që do të thoja që duhet të paraqitet për koalicionet në KQZ deri tani në këtë kohë nuk kemi ndonjë marrëveshje me ndonjë parti por jemi deklaruar se nuk jemi të mbyllur për diskutime, por jemi të mbyllur për të negociuar për dhënien e postit të kryeministrit një partie tjetër. Ky është kushti jonë me kënd do që mund të bisedojmë për të hyrë në bisedime”, shprehet ish nënkryetari i Kuvendit të Kosovës.

Duke folur rreth taksës së vendosur ndaj produkte serbe dhe boshnjake,  dhe asaj se kjo tarifë a duhet të hiqet apo jo nga qeveria e ardhshme e Kosovës apo duhet të mbes në fuqi, ish nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, thotë se nëse bashkësia ndërkombëtare kërkon ta heqë taksën e vendosur me qëllim të zhbllokimit të dialogut me Serbinë, një gjë të tillë duhet ta pranojë qeveria e ardhshme e Kosovës./Kosova Press

Share.