Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

Dëshmitari i 36-të i ZPS-së, Sadik Halitjaha, ka dhënë dëshminë edhe gjatë ditës së hënë.
Halitjaha, u është përgjigjur pyetjeve të gjykatësit lidhur me dëshminë sa i përket zinxhirit komandues në zonën operative të Pashtrikut.

Dëshmitarit Sadik Halitjaha gjatë dëshmisë së tij, iu është prezantuar një dokument që thuhet se është raport pune në Kleçkë i nënshkruar nga një person me emrin Agim Zogaj. Sipas asaj që u tha nga trupi gjykues, pretendohet se Zogaj ka qenë drejtor i burgut në Kleçkë.

Halitjaha në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dëshminë e tij do ta vazhdojë edhe sot.

/TV Malisheva

Share.