Hamasi është “afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi” me Izraelin, ka thënë lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh.

Sipas CNN. deklarata e Haniyeh vjen pasi Hamasi u kishte dhënë një përgjigje ndërmjetësuesve në Katar.

“Lëvizja u dha përgjigjen e saj vëllezërve në Katar dhe ndërmjetësve dhe ne jemi afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi”, citohet të ketë thënë Haniyeh.

Megjithatë, Haniyeh nuk dha detaje shtesë rreth marrëveshjes së mundshme.

Deklarata e Hamasit mbështet pohime të ngjashme nga Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, theksoi të hënën se negociatorët “po i afrohen fundit” për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi – por ai nuk pranoi të shtjellonte detajet e një marrëveshjeje të mundshme.

“E di që të gjithë janë të interesuar për numrat dhe kush do të jenë ata. Ne po e punojmë këtë në detaje në kohë reale me të dyja palët. Pra, mendoj se është më mirë nëse thjesht nuk spekuloj se si do të duket ajo. Natyrisht, ne jemi të fokusuar te qytetarët amerikanë që e dimë se po mbahen peng, dhe ne duam që ata të largohen, të gjithë ata, të gjithë duhet të jenë jashtë tani”, ka thënë Kirby.

Ditët e fundit, burime i thanë CNN se një marrëveshje e mundshme për të siguruar lirimin e disa pengjeve dhe një pauzë e përkohshme në luftime mund të jetë në horizont, pas javësh negociatash midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Hamasit, të ndërmjetësuara nga shteti i Gjirit, Katari.

/TV Malisheva

Share.