Anëtari i kryesisë së LDK, Muhamet Hamiti, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kuti për lëndim të raporteve me SHBA.
Ai ka vlerësuar se sjellja e dy krerëve shtetërorë e ka sjellë Kosovën në gjendjen që aleati kryesor t`i vendos sanksione.
Ish-ambasadori i Kosovës në Londër ka thënë se Kurti dhe Osmani po i kuptojnë me vonesë të madhe mesazhet e miqve ndërkombëtar.
Në një intervistë dhënë gazetës Nacionale, Hamiti ka treguar se ata tërhiqen nga veprimet e gabuara mbasi të kenë bërë dëmë
Zyrtari i LDK ka theksuar se Kosova kurrë nuk ka marrë qortime nga SHBA me tone kaq të ashpra dhe pa ekuivoke.
Sipas tij, rikuperimi i këtyre raporteve do të marrë kohë.
Madje, Hamiti ka thënë se rikuperimi i plotë i raporteve Kosovë-SHBA nuk mund të bëhet me Kurtin dhe Osmanin në pushtet.
/TV Malisheva