Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza pasi e lëshuan seancën ku po votohej Qeveria Kurti, tha se premtimet e qeverisë së re të Kosovës janë të parealizueshme.

Programi i cili është prezantuar sot sipas tij as nuk ka afat dhe as nuk ka kosto të realizimit andaj ai vihet në dyshim.

Hamza:  Premtimet e Qeverisë Kurti, totalisht të parealizueshme

 

“Nëse e sheh ekspozenë aty ka premtime të parealizueshme që janë të pabesueshme ka fonde, ka rrugë, ka shtesa të fëmijëve, ka zgjidhje të çështje së banimit ka çka nuk ka  prandaj me thënë buxheti 3 miliardë  dhe brenda a tyre 3 miliardëve me u akomodua kostoja e atyre premtimeve, kjo është total e parealizueshme… Ne do të jemi opozitë për qeverinë për ato çka nuk punon mirë, nuk do të jemi opozitë për vendin sigurisht që do të jemi kritikues, por përtej kritikave ne do të ofrojmë edhe alternativa konkrete” ,tha ai.

I pyetur se a do të jenë pjesë e dialogut me Serbinë, Bedri Hamza tha se duhet parë fillimisht se a do të hyjnë në këtë proces me kushtet që i kërkuan më parë.

Hamza: Të shohim a do të hyjnë në dialog me apo pa kushte

 

“Ata kanë thënë se nuk do të ketë dialog, do t’i kenë kushtet  kur t’i plotësojnë kushtet që kanë thënë që kthimi apo identifikimi i të pagjeturve, kërkimi i faljes, pagimi i reparacioneve apo dëmeve të luftës pastaj subsecionit kur të plotësohen ato kushte të shohim apo hyjnë në dialog pa kushte apo i kanë kushtet”, tha ai.

Share.