Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare ku në rend dite janë miratimi i pesë marrëveshjeve ndërkombëtare.Lidhur me këtë, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se vota e PDK-së do të jetë në mbështetje të këtyre marrëveshjeve.

“PDK asnjëherë nuk ka qenë kundër këtyre marrëveshjeve, e dimë rolin e tyre. Shumicën prej tyre i kemi negociuara dhe nënshkruar ne”.

“Disa herë në këtë Kuvend kemi thirr për kohezion, sepse e dimë se për çështje të caktuara nuk është e nevojshme vetëm qeveria, por nuk kemi hasur në këtë kohezion”.

“Duke u bazuar në interesin e vendit, vota e PDK-së do të jetë pro”/Tv Malisheva

Share.