Organizata joqeveritare “Handikos” në Malishevë, duke respektuar masat mbrojtëse ka vazhduar zhvillimin e aktiviteteve dhe ofrimin e shërbimeve për personat me nevoja të veçanta.

Feride Hoxha , drejtoreshë e Handikosit në Malishevë tha se shërbimet gjatë pandemisë i kanë ofruar në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.

“Shërbimet tona i kemi kthyer në një mënyrë tjetër, punëtorët tanë online kanë biseduar me prindërit, të cilët kanë kërkuar udhëzime , mjete ortopedike dhe jem kanë gjendje me iu ofru”, tha drejtoresha e Handikos-it.

Problem gjatë pandemisë, Hoxha theksoi mungesën e mjeteve higjienike.

“Gjatë kohës së pandemisë kemi biseduar me drejtorin e shëndetsisë lidhur me situatën por jo ndihma financiare, materiale , ne bisedë me Kryqin e Kuq ata e di që kanë depertu te këto familje me gjëra ushqimore por me përfitu fëmijët drejtpërdrejtë mjete higjienike jo sepse këta kanë nevojë për mjete higjenike më së shumti, por ndihma nuk ka pasur“.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës që nga 11 marsi kishte marrë masa për parandalimin e përhapjes së vrusit COVID-19. Njëra nga këto masat ishte mbyllja e institucioneve dhe organizatave./ Tv Malisheva

Share.