Është hapur dera kryesore e selisë së Partisë Demokratike. Mbështetësit e Sali Berishës kanë arritur që të hapin derën e fortifikuar dhe kanë hyrë në brendësi të saj.

Pranë selisë së Partisë Demokratike tashmë ka mbërritur edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili vetëm pak më parë bëri thirrje për vetëpërmbajtje.

Më herët, ishte penguar për të hyrë në seli edhe deputeti Roland Bejko, të cilin akt e dënoi PD.

Kryedemokrati Basha gjendet brenda në seli në një takim me struktura që ka nisur në ora 11:00./TV Malisheva

Share.