Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, me rastin e hapjes së fushatës zgjedhore ka thënë se në këtë muaj duhet përkushtim i madh e punë e palodhshme për t’ia kthyer qeverisjen e drejtë dhe për zhvillimin e Malishevës, shkruan TV Malisheva.
Kilaj ka bërë me dije se përgjatë këtyre ditëve partinë e tij e presin punë e aktivitete të shumta.
“Na pret shumë punë e aktivitete të shumta, për çfarë duhet mobilizim i gjitha strukturave, mbështetësve, simpatizantëve dhe secilit qytetarë që do ndryshim në komunën tonë. Angazhimi i secilit është i domosdoshëm në çdo ditë për ta jetësuar këtë ndryshim. Ne jemi zgjedhja e qytetarit e zgjidhja për qytetarin e Malishevën”, ka shkruar Kilaj në profilin e tij në Facebook, përcjell TV Malisheva.
Ja shkrimi i Kilajt:
Sot ka nisur zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, e cila do të zgjasë një muaj.
Ky muaj nuk është i rëndomtë sepse është muaji kur duhet përkushtim i madh e punë e palodhshme për t’ia kthyer qeverisjen e drejtë dhe për zhvillimin e Malishevës.
Megjithatë, na pret shumë punë e aktivitete të shumta, për çfarë duhet mobilizim i gjitha strukturave, mbështetësve, simpatizantëve dhe secilit qytetarë që do ndryshim në komunën tonë.
Angazhimi i secilit është i domosdoshëm në çdo ditë për ta jetësuar këtë ndryshim.
Ne jemi zgjedhja e qytetarit e zgjidhja për qytetarin e Malishevën.
Bashkë për komunën tonë!
Bashkë për Malishevën!
PDK 177 /TV Malisheva