Hapet në Malishevë lokali ekskluzivisht për Bletari, me pronar Salih Bytyçi nga Kërvasaria, i cili njëherit është edhe kryetar i Shoqates Bletare “Mëma” në Malishevë, e cila konsiderohet ndër shoqatat më të mëdha në Kosovë, me mbi 200 bletar.

Bytyçi thotë se ka qenë kërkesë e vazhdueshme dhe më se e nevojshme që të hapet një lokal për nevoja të bletarëve të Komunës së Malishevës dhe më gjerë.

“Andaj duke e ditur se neve kemi traditë të gjatë në bletari, vendosem që të hapim lokalin “BLETARIA BYTYÇI për të ju qëndruar në vazhdimësi pran bletarëve me paisje të avancuar, këshilla dhe trajnime adekuate për bletari, si dhe duke ofruar edhe mjalte origjinale për konsumatorët tanë”, shprehet Salih Bytyçi nga Kërvasaria.

Lokali gjendet në rrugën “Hamdi Berisha”, te Shkolla Fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë./ Tv Malisheva

Share.