Shqipëria dhe Kosova kanë hapur një pike të re të kalimit kufitar, atë të Shishtavec-Krushevës. Pika kufitare është hapur pas nënshkrimit të marrëveshjes midis dy qeverive në nëntor të vitit 2021.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe homologu nga Kosova Xhelal Sveçla ishin të pranishëm në ceremoninë e inagurimit të kësaj pike kufitare, e cila do të jetë në shërbim 24 orë në 7 ditë të javës.
Gjatë fjalës së tij, Çuçi tha se hapja e kësaj pike kufitare do të ndihmojë të dy komunitetet dhe do të çlirojë potencialet e zhvillimit turistik të zonës.
Ndërsa Sveçla u shpreh se kjo dëshmi e vullnetit të dy qeverive në Tiranë e Prishtinë për t’i tejkaluar të gjitha pengesat dhe për t’i lehtësuar jetën qytetarëve.
Pritet që së shpejti të finalizohet edhe zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë të banorëve të brezit kufitar.
/TV Malisheva