Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule te shtatorja e Zahir Pajaziti, në ditëlindjen 61-të të heroit.

I shoqëruar nga familjarë dhe bashkëluftëtarë të heroit Zahir Pajaziti, Haradinaj, tha se Zahiri dhe bashkëluftëtarët e tij janë shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit, në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve.

“Nderojmë heroin Zahir Pajaziti. Kush do që ka bërë mund dhe sakrificë për liri meriton nderim dhe respekt. Janë disa që vërtetë na obligojnë gjithë jetën, janë themeluesit e UÇK-së. Sot nderojmë Zahir Pajazitin në ditëlindjen e tij të 61-të”.“…ishte ndër luftëtarët e parë, themelues i UÇK, udhëheqës i UÇK dhe frymëzues yni i asaj kohe. Lavdia e tij do të jetojë për jetë e mot. Gëzuar për jetë kujtimin për Zahirin”, tha Haradinaj.

Përveç nderit që i bëri Zahir Pajazitit, i pyetur nga mediat se si e sheh vazhdimin e asociacionit nga ana e tij politike, ai tha se ende ska statut të asociacionit, ajo që u publikua janë parimet e punës që duhet bërë. Është mirë që Kosova të kërkojë hyrjen në Nato, BE- ja është process më i ngadalshëm, OKB- ja shkon më gjatë. Sa i përket partisë ai tha se AAK- ja e përkrah ecjen përpara, kryerjen e obligimeve, por me anëtarësim në NATO, sepse ajo është garancia jonë.

/TV Malisheva

Share.