Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretim të aktit të dorëheqjes nga posti i Kryeministrit të vendit dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë pas këtij akti.
Haradinaj ka bërë me dije se kjo kërkesë ka për qëllim sqarimin për situatën juridike të krijuar pas dorëheqjes së tij si dhe qartësimin e situatave të ngjashme në të ardhmen.
Më tej Haradinaj i ka bërë thirrje Presidentit të Republikës së Kosovës, Parlamentit dhe partive politike që të ndërmarrin veprimet e duhura për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare.
Me poshtë lexoni statusin e plotë të Haradinajt: