Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vendosur kurorë lulesh pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë në sheshin “Edith Durham”, në kujtim të të rënëve që nga lufta e parë botërore.
Haradinaj ka thënë se përkulemi me nderim para sakrificës të të gjithë të rënëve britanikë, veçmas atyre në Kosovë.
“Britania e Madhe dhe Commonëealth-i, sot shënojnë Aktin e Përkujtimit Njëqindvjeçar për të gjithë të rënët e tyre në të gjitha luftërat, që nga Lufta e Parë Botërore. Në kujtim të heroizmit të këtyre luftëtarëve përgjatë një shekulli, sot vendosa kurorë lulesh pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë në sheshin “Edith Durham” në kryeqytet. Përkulemi me nderim para sakrificës të të gjithë të rënëve britanikë, veçanërisht atyre që kanë rënë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se “ishim miq në kohë lufte dhe miqësia jonë vazhdon të jetë po aq e fortë edhe në kohë paqeje!”.
/TV Malisheva