Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke komentuar fondin për ushtrinë, ka thënë se është një fond i shenjët, pasi siç është e shenjët është liria, e shenjët është edhe mbrojtësja e lirisë.

Ai gjatë vizitës në Zvicër, ka thënë se Kosova ka ushtrinë e re dhe duhet të arrihen edhe vendet tjera në rajon dhe vetëm me buxhetin e Kosovës është e vështirë të arrihet të tjerët.

“Ky fond e ka rëndësinë e jashtëzakonshme sepse na ndihmon që më shpejt me aftësuar ushtrinë tonë”, ka thënë Haradinaj./TV Malisheva

Share.