Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka reaguar presidentit serb Aleksandër Vuçiq, pas deklaratës së këtij të fundit në drejtim të Haradinajt.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se për sa kohë Vuçiqit i dukem i rrezikshëm jemi në rrugë të drejtë.

“Mos keni frikë, z. Vuçiq. Nuk keni nevojë të jeni nervoz. Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon.
Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar sot pas deklaratës së Haradinajt për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, duke e quajtur Haradinajn politikan serioz, të fortë dhe të rrezikshëm.

Për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë!
Mos keni frikë, z. Vuçiq. Nuk keni nevojë të jeni nervoz. Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon.
Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.
Tutje, Kosova e di rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB. Me retorikë histerike nuk do të na ndaloni në të drejten tonë për të definuar të ardhmen e Kosovës.
Të gjithë duhet ta dinë që deklarata dhe betimi im për bashkim me Shqipërinë vjen si rezultat i neglizhencës së vazhdueshme të Brukselit në lidhje me Kosovën. Kosova dhe qytetarët e saj janë më pro-perëndimorët dhe si të tillë nuk e meritojnë të përbuzen, injorohen dhe kushtëzohen në pafundësi./TvMalisheva

 

Share.