Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka falenderuar personat nga Kosova për ndihmën e tyre pas tërmeteve në Shqipëri, duke thënë se ky reagim i tyre është përtej çdo pritje.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se në këtë situatë emergjente, si Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës po qëndron në Kosovë, për të menaxhuar gjithë angazhimin institucional.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet tona, që tashmë kanë marrë detyrat e tyre dhe janë bërë bashkë me ekipet shqiptare në zonat e prekura nga tërmeti.

Ushtria e Kosovës, Policia, ekipet nga KEK, Trepça, kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, ekipet e tjera emergjente do të vazhdojnë të jenë në Shqipëri, për aq kohë sa është e nevojshme angazhimi Ynë!”, ka shkruar Haradinaj.

Share.