Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është ndërtuar nën hijen e mohimit të të drejtave të njeriut.

Këtë e ka thënë Haradinaj me rastin e 75-vjetorit të miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

“Kosova është ndërtuar nën hijen e mohimit të të drejtave të njeriut, dhe padyshim kujtojmë mbështetjen e miqve tanë në NATO në krye me ShBA që dënuan shkeljen e të drejtave ndaj popullit tonë”, shkroi Haradinaj.

Haradinaj shtoi se kjo datë shënon kujtim të rëndësishëm, pasi përjetuam cenime serioze të të drejtave tona nga sisteme autoritare dhe okupatore.

Postimi i plotë:

/TV Malisheva

Share.