Ditën e gjashtë të fushatës zgjedhore, koalicioni AAK-PSD-së, e ka nisur në Pudujevë.
Kandidati për kryeministër i këtij koalicioni, Ramush Haradinaj para simpatizantëve llapjanë, duke kërkuar votën në zgjedhjet e 6 tetorit ka adresur akuza ndaj omponentëve politik, duke e cilësuar koalicionin e tyre si zgjidhjen më të mirë për shtetin 100 përqind.
Haradinaj në “bastionin e LDK-së”, tha se si 1 prilli po del të jetë edhe LDK-ja “kur po thotë se do të ç’kapim shtetin”, pasi sipas tij ata deri më tash kanë qenë në bashkëqeverisje me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Haradinaj duke i renditur akuzat ndaj kundërkandidatët për kryeministra tha se janë dy opsione në zgjedhjet e 6 tetorit, e sipas tij njëra anë janë ata që po ngutën që të japin diçka të Kosovës për Serbisë edhe janë ata për një Kosovë 100 përqind shtet.
“Nuk janë kalkulime të atyre që po flasin prej jashtë, sepse po e dëgjoj ndonjë herë Kadri Veselin, që shumicën e atyre çka thotë, nuk po dinë çka po thotë. Ai s’po e dinë që ne Ligjin për legalizim e kemi aprovuar, ekziston në Qeveri që edhe ai ka marrë pjesë në të. Ai po thotë kemi me bërë legalizimin. Me i thanë o burrë këqyrë përmirësoje ndonjë amendament… Edhe LDK-ja nuk është pa merita nëse ka korrupsion e kapje të shtetit e probleme, se kaniherë po donë me dalë krejt. P.sh. Kadria tash po ikë prej anijes, thuajse ai nuk ka qenë në anije që 20 vite. Po mundohet ai me dalë i paçet dhe me thënë ne do të luftojmë korrupsionin. Ajo po i bjen si 1 prilli kur po thotë do ta luftojmë korrupsionin. Ama edhe një sen, si 1 prilli po del edhe LDK-ja kur po thonë do të çkapim shtetin. Prej kujt e çkapni, ju keni qenë në bashkëqeverisje me Hashimin edhe Kadrinë… E shohë Albinin po vjen edhe ai me ide të veta, për një agrarë. Janë koncepte që i kanë varfëruar njerëzit popujt”, tha Haradinaj.
Haradinaj, po ashtu simpatizantëve llapjanë iu tregoi disa nga punët që kanë qenë duke punuar si qeveri që do t’i vazhdojnë në zonën e Llapit.
“Besniku kurrë nuk më ka lënë rehat, kur kanë qenë temat e kësaj treve. Është zgjerimi i sistemit të ngrohjes përmes kogjenerimit. Është impianti për trajtimit e mbeturinave, përfundimi i autostradës deri në Merdare, është rruga për Pudujevë që shkoi gat”, tha ai.
Ndërsa, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti duke i paraqitur arsyet pse duhet të votohet koalicioni i tyre, theksoi se ekzekutivi në krye me Ramush Haradinaj është garancë që Kosova të mbetet me kufijtë aktual, teksa tha së ka kaluar koha kur Kosova bënte kompromise. Ahmeti foli edhe për pagën, e sipas tij ajo qysh në muajin e parë të qeverisjes së tyre do të jetë 250 euro
“Duhet me u bërë bashkë sepse rreziku s’ka kal]u, rreziku nga ndarja e Kosovës është ende këtu, rreziku për projekte të rrezikshme janë këtu. Ky koalicion është garancë që Kosova nuk do të mbetët as pa një komunë që po flitet edhe nuk do të ketë qeverisje në nivel të tretë. Ka kaluar koha kur Kosova duhet me bë kompromise”, tha Ahmeti.