Daut Haradinaj nga AAK ka reaguar përsëri rreth përgjimeve që qarkulluan ditën e sotme, pjesë e të cilave ishte Mimoza Kusari Lila.
Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, këto përgjime po tingëllojnë si bombat e Zaevit para disa vitesh.
“Për të gjithë ata që besuan në vlerat kombëtare te kjo qeveri, nesër po duket që do e kuptojnë se si u vendos të mos përfshihet kategoria e UÇK-së në ligj”, tha Haradinaj.
Shkrimi i plotë:
Për të gjithë ata që besuan në vlerat kombëtare te kjo qeveri, nesër po duket që do e kuptojnë se si u vendos të mos përfshihet kategoria e UÇK-së në ligj.
Këto që i publikoi Berati sot, po tingëllojnë si bombat e Zaevit para disa vitesh.
S’ka rastësi në këtë botë. Para pak ditësh thashë që Kurti rrethohet nga njerëz të UDB-së.
/TV Malisheva