Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka thënë se kërkesën e dorëzuar në Kushtetuese për interpretim të dorëheqjes e ka bërë që të sqarohet një herë e mirë çka ndodhë kur një kryeministër dorëhiqet.
Haradinaj ka thënë sot se derisa një qeveri tjetër të vijë, puna nuk do të ndalet pasi vet ai duhet të mbaj përgjegjësi.“Unë nuk guxojë me lënë në kaos vendin derisa të vjen një qeveri tjetër. Unë jam kryeministër i dorëhequr, i kemi dorëzu kushtetueses me vlerësu se çka ka pastaj. Nëse e shihni kam kërkuar nga presidenti me i ndërmarrë vendimet e duhura dhe me u shpall zgjedhjet mos me u vonu, partia që e udhëheqi është gati për shpërbërje të Kuvendit”, ka deklaruar Haradinaj, raporton lajmi.net.Ai ka theksuar se kërkesa në Kushtetuese nuk është bërë për të ndërhyrë në afatin kohor për zgjedhje.“Kjo nuk bëhet me ndërhy në afatin kohor për zgjedhje. Kushtetuta jonë nuk e ka precizu çka ndodh kur kryeministri jep dorëheqje, nuk e bëj vetëm për këtë herë, por mund të ndodh prapë, i mbetet Kosovës në vazhdimësi të kuptoj se si vazhdon më tej kur një kryeministër jep dorëheqje”.Tutje, Haradinaj ka thënë se ende nuk kanë marrë ftesë nga presidenti për konsulta.Ndërsa duke folur edhe një herë për pozicionin e tij, ai ka thënë se nuk shkon në zyre të kryeministrit për shkakun se është më fllad.“Unë nuk vij në zyre se është ma fllad por vijë se mbaj përgjegjësi derisa dikush të vijë, dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe t’i kryej punët e shtetit”, ka theksuar Haradinaj.“Shkresë për dorëheqje e kam dorëzu më datë 22 nga ajo ditë ka filluar numërimi kohor, mirë është të respektohen të gjitha afatet për këtë, ka një vullnet për me shku në zgjedhje është një rast unik kur të gjithë jemi gati me shku në zgjedhje”.Haradinaj ka shtuar se dorëheqja e tij nuk ka ardhur për shkaqe të brendshme por për shkak të ftesës së Speciales për intervistim.Në fund ai ka thënë se AAK është e gatshme të shkojë e vetme në zgjedhje

Share.