Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së Njësisë së Specializuar Shumë-Kombëshe, Regjimentit të Karabinierëve, në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.
Ai e ka fëlnderuar kolonelin Ruggiero Capodivento për angazhimin e deritashëm në shërbimin e tij në Kosovë, ndërsa i ka uruar mirëseardhje në këtë detyrë kolonelit Paolo Pelosi.
Haradinaj tha se ishte kënaqësi të bashkëbisedojë me gjenerallejtënant Giovanni Nistri, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Karabinierëve, i cili mori pjesë në këtë ceremoni.
“Kosova ka arritur të ruaj dhe promovoj paqen dhe stabilitetin në vend, si vlera të pacenueshme, falë edhe të angazhimit të misionit të NATO-së. Në këtë drejtim, prezenca dhe roli i KFOR-it, vazhdon të mbetet i nevojshëm”, tha Haradinaj.