Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj rastit të përleshjes me armë zjarri në Lagjen e Spitalit.
Ai është shprehur i tronditur nga kjo ngjarja
Haradinaj tha se kjo është një tragjedi që na prek të gjithëve, duke i ftuar organet e rendit që të angazhohen në gjetjen e motiveve dhe dorasit të marrin dënimin meritor.
Kryeministri në dorëheqje ka shprehur ngushëllime për familjen e të vrarit ndërsa është lutur për shëndetin e të plagosurve.
Ky është postimi i plotë i tij:
Tronditje!
Prishtina përjetoi sot një ngjarje makabre! Vrasja e një personi dhe plagosja e shumë të tjerëve, në mes të ditës duke rrezikuar edhe shumë banorë të Lagjes së Spitalit, është tragjedi që na prek të gjithëve. Ftoj organet e rendit, që të angazhohen pandalë deri në gjetjen e motiveve dhe dorasve të kësaj masakre dhe të njëjtit të marrin dënimin meritor. Ngushëllime për familjen që humbën familjarin e tyre dhe lutemi për shëndetin e të plagosurve. Kosova nuk do të lejojë ngjarje të tilla. Ne kemi forcuar në vazhdimësi institucionet e rendit dhe ligjit në vend dhe aktet e tilla kriminale nuk do të tolerohen.