Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj statusit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili sot ka kundërshtuar protestën e veteranëve të UÇK-së të paralajmëruar për sot.
Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që t`i tërheq mbrapshtë sejmenët e tij dhe t`i lejojë njerëzit të protestojnë.
“Ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta per vete, (protestat e demonstratat) mos provo t’ua ndalosh të tjerëve. Nuk ta kanë fajin veteranët, as shoqëria civile, as mediat, as gazetarët e as opozita! Fajin e ke vet që nuk po qeverisë me vendin, por po mundohesh ta sundosh atë. Unë sot jam me të gjithë ata që protestojnë në sheshet e Prishtinës”!, ka shkruar Haradinaj.
/TV Malisheva