Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, është ndarë i kënaqur nga takimi i sotëm me të rinjtë e Gjakovës.

Në Facebook ai postoi disa fotografi nga ky tubim dhe tregoi se çfarë planesh ka programi i tij qeverisës për të ardhmen.

“Kujdesi për rininë është garancë për ndërtimin e një shoqërie të sigurt dhe me rritje ekonomike. Frymëzues bashkëbisedimi i sotëm me rininë e mrekullueshme të Gjakovës. Rinia jonë është forcë transformuese e shoqërisë dhe përket në një botë që po ndryshon me shpejtësi. Epoka e ndërlidhjes digjitalizuese dhe teknologjisë së avancuar informative, kërkon edukim konform trendeve bashkëkohore dhe përshtatje të programeve studimore ekonomisë së vendit”.

“Në vizionin tonë 100% Kosovë, e kemi përfshi mësimin dual, fondin për punësim, kompensimin e 50% të pagës për çdo punësim fillestar në prodhim dhe një varg masash reformuese që garantojnë punë dhe perspektivë për rininë, për ta ndërtuar jetën dhe karrierën në vend”, shkroi Haradinaj.

Share.