Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk është duke punuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti, por për përmbylljen e marrëveshjes me Serbinë.
Ai në Pressing të T7 ka thënë se po të ishte angazhuar për rrëzimin e Kurtit, ndoshta edhe do të bëhej një gjë e tillë.
“Besoni unë s’jam duke punuar që ta rrëzoj Kurtin. Nëse do të kisha punuar edhe e kishim rrëzuar tani. Jam duke i dhanë përparësi të madhe përmbylljes së një agjende të aleatëve tanë të sigurisë. Njëherë për njëherë është mirë për të kryer marrëveshjen”, ka thënë ai.
Sipas tij, nuk është e udhës të rrëzohet Qeveria Kurti pasi përmbyllja e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi ka arritur në agjendën e presidentit Joe Biden.
“Nëse është e vërtetë që agjenda e portofolios kanë mbërri të presidenti Biden, nuk është në rregull që sot për ta rrëzuar Kurtin”,ka thënë Haradinaj.