Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi një bisedë virtuale me homologun nga Malajzia, ministrin Hishammuddin, Tun Hussein.

Ministrja Haradinaj-Stublla shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen që Malajzia i ka dhënë Kosovës, që nga njohja e pavarësisë e deri më tash.

“U dakorduam me z. Hussein për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral në mes të vendeve tona, sidomos në aspektin politik dhe ekonomik, si dhe në menaxhimin e gjendjes së vështirësuar nga pandemia COVID-19”, tha shefja e diplomacisë së Republikës së Kosovës./Tv Malisheva

Share.