Pas rreth tre muajsh në krye të diplomacisë kosovare, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla sot pritet të raportojë në Komisionin për Punë të Jashtme.

Raportimi i ministres do të jetë në ora 13:00.

Ministrja Haradinaj-Stublla kohë më parë ka pezulluar vendimin për kthim të disa diplomatëve të nënshkruar nga ish-ministri Konjufca dhe pikërisht për këtë do të pyetet nga anëtarët e komisionit parlamentar.

Gjithashtu, ajo do të raportojë edhe për punën e saj të deritashme në krye të Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë./Tv Malisheva

Share.