Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla ka pritur sot Ambasadoren e Izraelit me mision në Beograd, Alona Fisher-Kamm.

Ajo ka thënë se e ka falënderuar ambasadoren Fisher-Kamm për anagazhimin konstruktiv në ngritjen e raporteve në mes të Izraelit dhe Kosovës.

“Derisa shtetet tjera janë krenare me miqësinë e krijuar me shtetin e Izraelit së fundi, ne krenohemi me miqësinë e përjetshme që kemi pasur si dy popuj liridashës.

Numri i hebrenjve në Kosovë dhe viset tjera shqiptare gjatë luftës së dytë botërore është rritur, familjet shqiptare përmes Besës së dhënë kanë shpëtuar mijëra herbrenj.

Thellimi dhe avancimi i bashkëpunimit shumëdimensional, mbetet përkushtim i yni i përbashkët”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Facebook.

Kryediplomatja kosovare ka thënë se e ka mirëpritur gatishmërinë e ambasadores Fisher-Kamm për asistencën ndaj Kosovës në menaxhimin e luftës kundër pandemisë Covid-19./Tv Malisheva

Share.