Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla, ka uruar popullin e Kosta Rikës me rastin e 199 vjetorit të pavarësisë.

Në Ditën e Pavarësisë së Kosta Rikës, Kyrediplomatja e Republikës së Kosovës ka shprehur gatishmërinë e saj për thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit bilateral midis dy shteteve, në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Kosta Rika është njëra ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, ditën e shpalljes së saj, më 17 shkurt 2008. Ndërsa marrëdhëniet diplomatike midis Kosovës dhe këtij shteti të Amerikës Qendrore, janë vendosur me 23 Shtator 2013. /TV Malisheva

Share.