Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Burim Mustafaj, Shpend Malaj, Jeton Dedushaj e Enver Dobraj në 24-vjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se kishte nderin që ishte krah tyre në luftën çlirimtare.

“Ata ishin luftëtarë të zotë e sypatrembur, me pushkën e të cilëve u shënuan shumë aksione e beteja. Kisha nderin që t’i kem në krah në luftën çlirimtare për lirinë e atdheut”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Në 24-vjetorin e rënies kujtojmë Heronjtë e Kombit, Burim Mustafaj, Shpend Malaj, Jeton Dedushaj e Enver Dobraj. Sot, gjithashtu në 4-vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë bashkëluftëtarin, Zeqir Nimonaj.

Ata ishin luftëtarë të zotë e sypatrembur, me pushkën e të cilëve u shënuan shumë aksione e beteja. Kisha nderin që t’i kem në krah në luftën çlirimtare për lirinë e atdheut.

Vepra madhështore e luftëtarëve të lirisë, është burim frymëzimi për brezat dhe motiv për të punuar më shumë për shtetin që e gëzojmë sot.

/TV Malisheva

Share.