Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se qeveria e cila do të votohet sot nga Parlamenti i Kosovës, është jetike për vendin.

Haradinaj ka thënë se ekonomia është arsyeja më e fortë pse tani vendit i duhet një qeveri me legjitimet të plotë.

“Parlamenti i Kosovës sot voton qeverinë e re, që është jetike për vendin. Situata e krijuar si pasojë e shkarkimit të qeverisë dhe pandemisë, tashmë po shpërfaq pasoja të rënda në ekonominë e vendit dhe votimi i qeverisë së re, është më shumë se sa zgjedhja e një qeverie”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka thënë se vota për qeverinë e re është votë për Kosovën.

“Është përcaktimi ynë për një stabilitet politik, rimëkëmbje të ekonomisë, si dhe për normalitet në shtet! Vota për qeverinë e re, është votë për Kosovën!”, ka shkruar ai në fund./Tv Malisheva

Share.