Një tërmet tjetër fuqishëm ka goditur Thumanën, pikërisht në momentin kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhej aty dhe po u drejtohej mediave në një transmetim live.

Ajo çka bie në sy më shumë se reagimi i presidentit Thaçi është momenti kur autoambulaca që ndodhej aty pas tij dridhet nga lëkundjet e fuqishme të tokës, shkruan Reporteri.net.

Konfuz me atë çfarë po ndodhë presidenti Thaçi shihet teksa kthen kokën mbrapa, ndërkohë që dëgjohen ulërimat e banorëve që ishin aty në momentin e lëkundjeve.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar Thumanën, për t’u solidarizuar me familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit e tërmeteve që kanë goditur Shqipërinë.

Kujtojmë se sipas shifrave zyrtare 27 persona kanë mbetur të vdekur nga tërmeti i fuqishëm i ditës së djeshme në Shqipëri, gjersa për shumë të tjerë kërkimet po vazhdojnë ende.

Share.