Tottenham ka fituar ndaj Crvena Zvezdës me rezultatin e thellë 5-0.Ekipi i Tottenhamit ka arritur një fitore të thellë ndaj serbëve, falë golave të Lamelas, Son (2) dhe Harry Kane (2), raporton GazetaBlic.

Kane pas ndeshjes tha se kjo ishte pikërisht ajo se çfarë i duhej skuadrës së tij pas një starti jo të mirë në këtë edicion.

“Fitore e shkëlqyeshme, saktësisht ishte ajo që duhet të bënim. Ne e dimë që kemi pasur rezultate të vështira dhe kjo ishte mënyra e përsosur për t’u përgjigjur”, tha Harry Kane pas ndeshjes për BT Sports.

“Gjëja më e rëndësishme ishte fitorja. Të fitosh 5-0 ishte pikërisht ajo që na duhej. Kemi edhe një rrugë të gjatë. Shpresojmë që të mund të kalojmë këtë”, përfundoi ai.

Share.