Nëna e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen e 83-të. Për çka, presidenti ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar atë.
“Nanë, gëzuar ditëlindja e 83-të! Nana sot i mbushi 83 vjet. Mbi supet e saj tashmë rëndojnë shtatë dekada dhe tri vjet jete jo të lehta. Na ka rritur me shumë përkushtim, duke na e mësuar dashurinë për njëri-tjetrin, për familjen dhe mbi të gjitha për atdheun, përkundër vështirësive.
Në çdo hap të jetës sime më ka përcjell bekimi i saj. Më ka përcjell këshilla për një jetë të ndershme, me dinjitet, sepse njeriu ka vetëm një jetë. Jam shumë i lumtur që ajo e përjetoi ëndrrën më të madhe të të gjitha nënave të Kosovës, lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. E përjetoi ëndrrën që mbesat dhe nipërit të rriten në Kosovën e sotme, të qetë dhe me ëndrra si gjithë moshatarët e tyre kudo në botën e lirë.
Sot nana është e rrethuar me dashurinë e pakufishme të trashëgimtarëve të shumtë, të cilët i dëshirojnë shëndet, pleqëri të mbarë dhe lumturi të pafund” “, shkruhet në urimin që ka bërë Thaçi në profilin e tij ‘Facebook’./Tv Malisheva