Ukraina po përgatitet të sulmojë gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014 dhe është shtëpia e flotës ruse të Detit të Zi, sipas një zyrtari qeveritar.
“Ne kemi aftësi kundër anijeve dhe herët a vonë do të synojmë flotën,” tha zëvendësministri ukrainas i Mbrojtjes Volodymyr Havrylov për “Times” gjatë vizitës së tij në Londër.
“Rusia do të duhet të largohet nga Krimea nëse duan të ekzistojnë si shtet”, tha ai.
Havrylov tha se kapja e Ishullit të Gjarpërinjve, i cili u pushtua nga Moska në ditët e para të pushtimit, ishte hapi i parë.
“Ne jemi të gatshëm t’i shënjestrojmë ata përgjatë gjithë Detit të Zi nëse kemi mundësi,” tha ai.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka reaguar duke thënë se deklaratat e Havrylov konfirmojnë domosdoshmërinë e një “operacioni special ushtarak” siç quhet zyrtarisht lufta në Rusi.
“Kjo është mënyra e vetme që Ukraina mund të çlirohet nga përfaqësues të tillë të udhëheqjes,” tha ai.