Kanë kaluar mbi 2 muaj që kur Qeveria e Kosovës ka pezulluar të gjitha aktivitetet sportive shkak koronavirusi.
Ndërsa ky pezullim ka bërë që klubet ti dërgojnë futbollistët e tyre në shtëpi për t’u stërvitur në mënyrë individuale në kushte shtëpiake.
Kjo nuk po duket zgjidhje e mirë, pasi ata mendojnë se ka ardhur koha t’i jepet fund kësaj situate dhe klubet të kthehen në arenat sportive.
Futbollisti ferizajas i Dritës, Betim Haxhimusa mendon se e keqja ka kaluar dhe pasi kohëve të fundit po kemi shumë pak raste të te prekurve me Covid-19, atëherë, stërvitjet edhe mund të nisin.
“Unë po shpresoj që t’i fillojmë stërvitjet pasi dhe numri i infektuarve po bie”, ka thënë Haxhimusa i cili e pranon se kjo situatë ka nisur të bëhet e paduruar.
“Besoj se të gjithëve po na mungon futbolli dhe çdo gjë tjetër me shulores se shpejt do t’i kthehemi normalitetit. Unë mendoj që gradualisht me filluar në grupe të vogla stërvitjet ndërsa kampionati në fund të muajit”, vlerësoi mesfushori i skuadrës së Dritës e cila sivjet është në kërkim të titullit të kampionit, bashke me Ballkanin, Gjilanin e Prishtinën.
Por çfarë ndikimi ka pasur kjo pauze dhe sa koh iu duhen atyre për ta kthyer formën që kishin para 13 marsit?
“Unë personalisht çdo ditë kam stërvtiur individualisht në shtëpi dhe nuk besoj që jam i papërgatitur”, ka përfunduar Betim Haxhimusa.