Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, thotë se as Albin Kurti e as Vetëvendosje nuk janë anti-amerikanë.
Ajo ka thënë se “Kjo është klishe e vjetër që është bërë ndaj VV-së dhe tashmë kjo gjë është e tejkaluar, askush nuk beson në të, madje as vet ata që e thonë”.
Haxhiu po ashtu nëpërmjet një postimi në ‘facebook’ ka thënë se Kosova është vendi më pro-amerikan në bot, pas vet ShBA-ve.
Madje ajo thotë edhe se Vetëvendosje “historikisht kemi kritikuar pozicionet e gabuara dhe të dëmshme të palëve nga Kosova dhe historia po na e dëshmon që kemi pasur të drejtë, nga demarkacioni te zajdenica e deri tash kur u dha shumçka e su mor asgjë. Kjo nuk ka të bëjë fare me Amerikën”.
“Së pari, as Albin Kurti as Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk janë anti-amerikane. Kjo është klishe e vjetër që është bërë ndaj VV-së dhe tashmë kjo gjë është e tejkaluar, askush nuk beson në të, madje as vet ata që e thonë. Së dyti, Kosova është vendi më pro-amerikan në botë, pas vet ShBA-ve. Si mund të jetë njeriu më i votuar i popullit më pro-amerikan një anti-amerikan? Pra, populli e ka shumë të qartë se kush është VV e Albin Kurti. Së treti, ne historikisht kemi kritikuar pozicionet e gabuara dhe të dëmshme të palëve nga Kosova dhe historia po na e dëshmon që kemi pasur të drejtë, nga demarkacioni te zajdenica e deri tash kur u dha shumçka e su mor asgjë. Kjo nuk ka të bëjë fare me Amerikën”, ka shkruar Haxhiu. /TV Malisheva