Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një thirrje publike për deputetët që të miratohet një rezolutë për shkarkimin e anëtarëve të Listës Serbe nga Qeveria, pasi që lideri i tyre Goran Rakiq bëri thirrje që të respektohen masat Qeverisë serbe dhe jo asaj të Kosovës, sa i përket menaxhimit me Covid-19.
Por, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, ka thënë se rezolutat nuk kanë karakter obligues për Qeverinë, andaj këtë thirrje të Osmanit e ka parë në kuadër të një loje politike.
Haxhiu në një postim në Facebook e ka pyetur Osmanin se kujt po i shet moral politik.
“Kujt po i shet moral politik Vjosa Osmani? Kryetarja e Kuvendit e din fare mirë që Rezolutat nuk jan obligative për Qeverinë!”, ka shkruar Haxhiu./ Tv Malisheva