Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mbrojti sot shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas publikimit të një përgjimi të saj me zyrtarin e Listës Serbe, Slavko Simiq, ku përmendet edhe Milan Radojiçiq.
Ajo në konferencën për medie, pas mbledhjes së qeverisë tha se Kusari-Lila nuk i është bindur asnjë urdhëri të Listës Serbe dhe se përgjimet janë të montuara.
“Lista Serbe nuk ka mundur t’i bëjë presion dhe as ta shantazojë shefen e GP-së Mimoza Kusari-Lila. Prej kohës kur është bërë ky përgjim kemi një sërë veprimesh që konfirmojnë sundimin e ligjit në veri të Kosovës”, tha ajo.
/TV Malisheva