Albulena Haxhiu thotë se është e pashmangshme fitorja e Vetëvendosjes në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen me 14 shkurt.

Haxhiu nëpërmjet një shkrimi në “Facebook” ka shkruar se hilet e pengesat e mundshme veçse e rrisin Lëvizjen Vetëvendosje.

“Më 14 shkurt, fitorja e madhe e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Qeveria Kurti II janë të pashmangshme. Hilet e pengesat e mundshme vetëm sa na rrisin. Historia na ka dëshmuar kështu”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo thotë edhe se Vetëvendosje ja mbështetjen e qytetarëve.

“Mbështetja e qytetarëve për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është dyfishuar, ndër të tjera, sepse iu vu kleçka Qeverisë Kurti I, dhe atë në momentet më kritike për qytetarët. Kujtimi është shumë i freskët. Qytetarët e kanë ndarë mendjen. Në Llap na e kanë dëshmuar. Detyra jonë tash është që ta shpaguajmë këtë besim me punë, nder e besnikëri”, shkruan ajo.

Share.