Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar lidhur me rastet me COVID-19. Ai përmes një shkrimi në facebook, ka adresuar një mori akuzash në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë:”Kosova qëndron më së keqi edhe me numrin e testeve të kryera për COVID-19, edhe pse kapacitetet janë për 700 teste në ditë. Deri më tani nga fillimi i pandemisë mesatarisht janë kryer afersisht 140 teste në ditë. Janë shfrytëzuar 1/5 e kapaciteteve edhe pse ka pas aparaturë, edhe pse i kemi 48 mikrobiolog e jo 3 siç kanë dezinformuar në media.Ministri i shkarkuar Arben Vitia duhet të përgjigjet:

 

-për manipulim me numër të rasteve me COVID-19

-për mospërfshirje në të dhënat statistikore të pacientëve nga veriu i Kosovës
-për keqpërdorimet me tenderët në kohën e pandemisë, ku përfitues janë kompani të afërta me ministrin Vitia”
Postimi i plotë:
MSH duhet të përgjigjet përse nga data 28.04.2020 nuk po prezantohen rastet me COVID-19 nga veriu i Kosovës.
Kërkoj nga IKSHPK që të jetë në nivel të përgjegjësisë, ne besojmë në profesionalizmin e mjekëve tanë, andaj publikimi i rezultateve dhe testimeve duhet të prezantohet për të gjithë Kosovën pa dallim, pa u ndikuar nga politika. Manipulimi me numër të rasteve nuk guxon të ndodhë dhe përbën vepër penale.
Nuk duhet lejuar që rastet e veriut herë të përfshihen herë të mos përfshihen në të dhënat statistikore të MSH-së dhe IKSHPK-së.
Nuk guxon të manipulohet me numër të rasteve me COVID-19.
MSH dhe IKSHPK duhet të përgjigjen përse ka mospërputhje të të dhënave me COVID-19 pozitivë:
-me datë 01.05.2020, MSH dhe IKSHPK kanë paraqitur 7 raste pozitive me COVID-19 , por nuk janë prezantuar edhe 2 rastet nga veriu i Kosovës.
-me datë 30.04.2020, MSH dhe IKSHPK kanë paraqitur 7 raste pozitive me COVID-19 , por nuk janë prezantuar edhe 5 raste nga veriu i Kosoves.
-me datë 29.04.2020 IKSHPK dhe MSH kanë paraqitur 9 raste pozitive me Covid-19 , por nuk është prezantuar edhe 1 rast nga veriu i Kosovës.
-me datë 28.04.2020, MSH dhe IKSHPK kanë paraqitur 10 raste pozitive me Covid-19 , por këtu nuk janë prezantuar edhe 2 rastet nga veriu i Kosovës.
-me datë 27.04.2020, MSH dhe IKSHPK kanë paraqitur 17 raste pozitive me Covid-19 , por nuk janë prezantuar edhe 2 rastet një në Zubin Potok dhe 1 Mitrovicë V.
Nuk është prezantuar saktë as numri i rasteve të vdekjeve nga COVID-19 në tërë Republikën e Kosovës.
Kosova qëndron më së keqi edhe me numrin e testeve të kryera për COVID-19, edhe pse kapacitetet janë për 700 teste në ditë. Deri më tani nga fillimi i pandemisë mesatarisht janë kryer afersisht 140 teste në ditë. Janë shfrytëzuar 1/5 e kapaciteteve edhe pse ka pas aparaturë, edhe pse i kemi 48 mikrobiolog e jo 3 siç kanë dezinformuar në media.
Ministri i shkarkuar Arben Vitia duhet të përgjigjet:
-për manipulim me numër të rasteve me COVID-19
-për mospërfshirje në të dhënat statistikore të pacientëve nga veriu i Kosovës
-për keqpërdorimet me tenderët në kohën e pandemisë, ku përfitues janë kompani të afërta me ministrin Vitia
-për blerje të produkteve dhe paisjeve mjekësore me çmime abuzive shumë të larta
-për shkelje të Kushtetutës dhe të drejtave të qytetarëve
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, syze dhe kostum

Share.