Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka paralajmëruar padi ndaj presidentit të Kosovës.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se Hashim Thaçi duhet të thirret si dëshmitar nga prokuroria për shkak të deklarimeve se familjarët e Albulena Haxhiut posedojnë laborator droge.

“Qysh nesër do të deponojmë padi për këtë shpifës të paskrupullt. Në anën tjetër prokuroria nuk duhet të qëndroj e heshtur karshi këtyre deklaratave të tij! Duhet ta thërras për dëshmi”, ka shkruar Haxhiu.

Për më tepër, ajo thotë se Thaçi ka humbur toruan dhe presidenti shpifës do të përgjigjet për akuzat e tij të rënda

Share.