Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka akuzuar Qeverinë Kurti 2 se nuk po ndërmerr asgjë për shëndetin e qytetarëve.

Ai ka thënë se gjatë qeverisjes së Kurtit janë regjistruar 431 vdekje si pasojë e sëmundjes infektive.

“Hapja e një pike të vaksinimit për qytetarët e Kosovës në Morinë nga Qeveria e Shqipërisë tani më është domosdoshmëri, sepse Qeveria e Kosovës ka dështuar”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Postimi i plotë:

Në 10 ditët e fundit janë bëre ZERO vaksinime, derisa për 6 javë të Qeverisë Kurti 2, janë regjistruar 431 raste të vdekjeve nga COVID-19.

Qeveria nuk ka nënshkruar para-kontratën e ofruar nga Pfizer.

Në ofertë që unë ua kam siguruar, MSH për 3 javë as email – kërkesë nuk i kanë dërguar kompanisë që na ofroi 500 mijë deri 3 milionë vaksina Pfizer.

Kjo përveç se është neglizhencë dhe padituri, për më keq mungesa e vaksinave është rrezikim i drejtpërdrejtë i shëndetit dhe jetës së qytetarëve tanë, është vdekje për shumë qytetarë të Kosovës.

Derisa çdo ditë raportohet për humbje të jetëve të qytetarëve tonë, Qeveria Kurti 2 bën sehir.

Hapja e një pike të vaksinimit për qytetarët e Kosovës në Morinë nga Qeveria e Shqipërisë tani më është domosdoshmëri, sepse Qeveria e Kosovës ka dështuar./TV Malisheva

Share.