Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar për media pasi ka dhënë dëshminë e saj në Prokurorinë Speciale në lidhje me vrasjen e ish-aktvistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit.
Haxhiu ka thënë se prokurori që ka lëndën e Astrit Deharit nuk është duke zhvilluar hetime të mirëfillta.
Në konferencën e bërë për media, Haxhiu tha se prokurori është dashtë të merret me ata që nuk e kanë kryer detyrën sipas përgjegjësisë, në mënyre që të arrihet e vërteta.
“Prokuroi është dashtë të merret me ata që nuk e kanë kryer detyrën sipas përgjegjësisë, në mënyrë që të arrihet e vërteta. Detyra e prokurorit është ta zbulojë atë, kjo nuk po ndodhë. Kur flasim për prova, duhet të flasim se nuk është vetëm emër i përveçëm, por gjithçka tjetër që të dërgon të e vërteta”.
Mes tjerash ajo tha se nuk ka asnjë veprim minimal të prokurorit në zbardhje të rastit.
“Hetimet e mirëfillta janë domosdoshmëri, dhe nëse kjo kërkesë është e pamundur, atëherë mos të bëhet person që e pengon drejtësinë, Policët më kanë bërë pyetje se kush janë kryerësit e veprës penale, po t’i kisha emrat nuk do të prisja 7 vite, ”, tha ajo.
Haxhiu tha se intervistimi i saj ka zgjatur rreth 1 orë e gjysmë.
/TV Malisheva