Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas dëshmisë që ka dhënë në Prokurorinë Speciale, ku ishte ftuar të dëshmonte lidhur me një postim të saj në rrjetin e social facebook, “se ekzistojnë provat për vdekjen e Astrit Deharit, por se duhet vullneti i policisë dhe prokurorisë që kjo çështje të zbardhet”, ka dhënë një konferencë për shtyp para mediave.
Mirëpo, edhe në këtë konferencë ajo nuk prezantojë ndonjë fakt të ri. Për më shumë shprehu habi se pse prokurori special ka reaguar me shpejtësi ndaj deklaratës së saj. Pasi nuk është hera parë që ajo bënë deklarata të tilla.
Ajo vetëm sa i përsëriti të njëjtat akuza ndaj të njëjtave persona që Lëvizja Vetëvendosje i ka adresuar që 7 vite, e duke bërë në fund në konstatim të çuditshëm “se nuk i ka ato prova, sepse po t’i kishte do t’i dorëzonte, pavarësisht faktit që statusin e saj social pohonte se ato ekzistojnë”.
Që nga vdekja e Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit të 2016 janë hartuar dy raporte mjekësore mbi shkaqet e vdekjes së tij. I pari ai nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, që konstatonte se Astrit Dehari e ka vrarë veten, por që nuk ishte pranuar kurrë si kredibil nga familja e tij.
Një raport tjetër ishte hartuar nga ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë, i cili konstatonte “se ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit. Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjor duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh”.
Po ashtu raporti konkludonte se “Analizat e ADN-së të kryera në laboratorët tona kanë mundësuar të vëjnë në dritë një profil të ADN-së mbi mostrën e përshkruar nga ekspertët e Kosovës siç thuhet se përmbanë pak ose shumë pak ADN”, prandaj “një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit”, përfundonte ky raport.
Ishte premtuar edhe një superekspertizë, por ende nuk ka asgjë në këtë drejtim. Për me tepër para një kohe u raportua se ishin zhdukur edhe provat e vdekjes së Astrit Deharit, të cilat qëndronim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, i cili menaxhohet drejtpërdrejt nga Ministria e Drejtësisë.
Mirëpo, as sot Albulena Haxhiu, si titullare e këtij institucioni nuk dha ndonjë informatë lidhur me atë se çka kanë bërë si intitucon për të siguruar ndonjë super ekzaminim tjetër, përpos që u shpreh e mllefosur me prokurorin, Afrim Shefkiu se si ka guxuar ta marrë në pyetje një zyrtare qeveritare.
/TV Malisheva