Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka akuzuar Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti se po i mbron hajnat.

Sipas tij, Qeveria është duke i mbrojtur të gjithë të dyshuarit për korrupsion.

“A është rastësi që Albin Kurti po i mbron të gjithë të dyshuarit për korrupsion, se kështu nuk ka fol kur ka qenë në opozitë. Po e mbron Martin Berishajn, po e mbron Nagipin, po e mbroni edhe ju Nagipin, hallall ju koftë”.

“Qashtu duhet, se për qita e keni marrë mandatin, me i mbrojt hajnat. Po e mbroni tash edhe Ridvan Muharremin, edhe Rozetën edhe krejt të dyshuarit tjerë të dyshuar për korrupsion”, tha Haxhiu.

/TV Malisheva

Share.